Pasojat e tmerrshme të tërmetit të 1979 në Shkodër (FOTO LAJM)

0
1421

Fotot e tërmetit të tmerrshëm të 15 prillit të vitit 1979, ku u shënuan 35 të vdekur, 176 të plagosur, 1730 shtëpi banimi të shkatërruara dhe 5115 shtëpi banimi u dëmtuan.

Më 15 prill 1979 ora 07.19 një tërmet shumë i fortë me magnitudë 7.25 sipas shkallës Rihter ndodhi 130 km në veriperëndim të Tiranës, me epiqendër në detin Adriatik. Intensiteti i tërmetit në epiqendër ka qenë mbi 9 ballë sipas shkallës MSK-1964. Është ndër tërmetet më të fortë të regjistruar në këtë shekull në territorin e Ballkanit.

Në territorin e vendit tonë, në bregun e lumit Buna intensiteti i tërmetit ka qenë rreth 8 ballë MSK-1964. Dëme u shkaktuan edhe në rrethet Krujë, Pukë, Dibër, Tropojë, Mat dhe Mirditë.

Lëkundjet e këtij tërmeti u ndjenë në të gjithë territorin e vendit tonë, si dhe në gjithë Jugosllavinë, Greqinë Veriore, në Bullgari, në Itali, në Austri dhe në Gjermaninë jugore. Tërmeti shoqërohet me shumë pas goditje. Deri në orën 21.00 stacioni qendror i Tiranës ka regjistruar 206 pasgoditje, disa nga të cilat kanë patur magnitudë mbi 4.0. Më e forta nga to ndodhi në orën 15.43 me magnitudë rreth 6, sipas shkallës Rihter; lëkundjet e kësaj goditjeje janë ndjerë edhe në Tiranë.

  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here