Kryeministri Edi Rama i kthehet Veriut të vendit, duke reklamuar në faqen e tij në “Facebook” pamje përrallore nga lumi i Shalës në Koman. Ai ka publikuar 3 foto nga natyra në këtë zonë, ndërsa uron ndjekësit e tij për një ditë të mbarë.
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Lumi i Shalës në Koman ”, shkruan Rama në FB.
Por disa prej komentuesve i kujtojnë kryeministrit trafikun e tmerrshëm, e disa të tjerë rrugët e prishura. Një prej tyre thotë se populli shqiptar është pas Afrikës dhe nuk ka për t’u bërë kurrën e kurrës
.