Një eklips i pjesshëm i Hënës do të mund të shihet sot në pjesën më të madhe të Hemisferës Lindore, që do të jetë hyrje në eklipsin total diellor, pas dy javësh mbi Shtetet e Bashkuara.
Eklipsi i pjesshëm i Hënës do të jetë i dukshëm në pjesë të Evropës, Afrikës, Azisë dhe Australisë, ndërsa kulmi do të jetë në mbrëmje, në orën 20:20 minuta sipas kohës së Evropës së Mesme.
Eklipsi i pjesshëm i Hënës bëhet kur Toka lëvizë ndërmjet Diellit dhe Hënës.
Ekspertët thonë se personat e interesuar fillimisht do ta shohin një skuqje të pjesërishme të Hënës, kur të filloj eklipsi.