Friday, December 27, 2024
HomeSportVllaznia e kthyer ne barcalete. Ish futbollisti akuza te ashpra ndaj Ademit...

Vllaznia e kthyer ne barcalete. Ish futbollisti akuza te ashpra ndaj Ademit dhe arbitrave

-

Ish futbollisti i Vllaznise dhe kombetares shqiptare Roland Luci ka hedhur akuza te forta ndaj kryebashkiakes Ademi. Sipas tij, bashkia e ka kthyer Vllaznine ne nje barcalete. Permes nje statusi ne facebook ai shkruan :

 

“Nje barcalete me futboll, me Vllazni, Bashki dhe Fëshëfë

Deshiren per te pare Vllaznine ne pragsezonin e ri na e plotesoi sot fotoreporteri tashme i njohur Fatlum Kurtaj nepermjet nje transmetimi live ne Fb, se drejtuesve te KF Vllaznia nuk ju shkon mendja se mund te realizohet aq thjesht e pa shpenzime nje gje e tille.

Po çfare te shihja, futboll apo nje gjendje te mjeruar te klubit Vllaznia evidentuar nga disa detaje shume domethenese,te pakundershtueshme. Keshtu qe futbollin e luajtur ne gjysemerresire minutat e fundit, po e leme menjane sot.

Jane disa rregulla nderkombetare per futbollin, te FIFA-s dhe UEFAs si te thuash e mes tyre dhe menyra e funksionimit te ndeshjeve miqesore mes Klubeve anetare te federateve te tyre. Shkurt muhabeti duhen te plotesohen te gjitha kushtet organizative e teknike te nje ndeshjeje pa dallim zyrtare a miqesore qofte qe ajo te mund te zhvillohet dhe pergjegjes per kete zhvillim dhe ruajtjen e normave perkatese eshte krahas klubit prites, padiskutim FSHF nepermjet arbitrave te saj, nepermjet te cileve federata ruan funksionin komandues ne zhvillimet futbollistike ne vend.

20799408_2037598179598987_6538630671538952374_n
Dhe qe keto zhvillime te futbollit shqiptar here-here marrin nuanca groteske e tregoi dhe ndeshja e sotme miqesore e zhvilluar ne Shkoder mes Vllaznise se famshme dhe Terbunit modest.
Qe Vllaznia ka qene e famshme ne historine e futbollit tone e di gjithkush. Qe eshte bere proverbiale lufta e saj per mbijetese prej shume e shume vitesh dhe kjo dihet.
Por qe te behet dhe qesharake eshte e palejueshme.
Une e kuptoj se atyre atje, stafit drejtues organizativ nga puntori i fushes, te drejtori teknik, administratori e deri presidentja kryetare e Bashkise nuk ju ben pershtypje shumeçka. Por qe te jene te gjithe bashke dhe te mos u bej pershtypje zhvillimi i ndeshjes ne kushte te tilla skandaloze e deri te turpshme kur rolin e rrjetave te portave e luajne disa zhele te varura ne shtylla, eshte nje novitet.

 

20799286_2037598182932320_8700150654899794042_n
Po arbitri i ndeshjes a e njeh rregulloren?
Si mund te luhet nje ndeshje ne kushte te tilla?
Si mund te lejohen lojtaret te luajne pa mjetet mbrojtese te shendetit, te ashtuquajturat palestrina, ashtu si luajten pothuaj te gjithe lojtaret pukjane sot?
Apo pritet te ndodhe aksidenti dhe tragjedia dhe pastaj te behet sikur reagohet?
Pse duhet lejuar te luhet pjeserisht ne mbremje, por pa mjete ndriçuese (prozhektore) optimale?

FSHF duhet te nderhyje, po si, me ke, nepermjet kujt, kjo eshte pyetja”   Untitled

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts