Saturday, July 20, 2024
HomePolitikëVdekja e Ylli Popës, Meta: Vuri gurë themeli në kardiologjinë shqiptare.

Vdekja e Ylli Popës, Meta: Vuri gurë themeli në kardiologjinë shqiptare.

-

 Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut dhe kardiologut të njohur, Ylli Popa.

Në mesazhin e tij, Meta i shpreh ngushëllimet familjes për këtë humbje të madhe, duke u shprehur se, shkenca shqiptare ka humbur një personalitet të shquar dhe shoqëria shqiptare ka humbur një zë me identitet të spikatur.

“Shkenca shqiptare ka humbur një personalitet të shquar si prof. Ylli Popa. Shoqëria shqiptare ka humbur një zë me identitet të spikatur. Mjekësia shqiptare humbi një nga profesorët, i cili vuri gurë themeli në kardiologjinë shqiptare. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe. U preftë në paqe dhe vepra e puna e tij janë dhe do mbeten gjithmonë në një vend të veçantë në historinë shkencës dhe akademizmit shqiptar”, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Meta.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts