Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te marrëveshja me Italinë për përballimin e refugjatëve, ku tha se është një arritje e madhe.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se një marrëveshje të këtillë nuk do ta mund ta firmoste me asnjë vend tjetër të BE-së, por Italia përbën ndryshim për vetë faktin e asaj çka ka bërë për shqiptarët që prej kohës së eksodit të viteve ’90.

“Qysh nga fillimi ne nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE-së sepse ka një ndryshim, të madh dhe një ndryshim historiko-kulturor dhe gjithashtu edhe emocional që lidh Shqipërinë me Italinë dhe shqiptarët me italianët.

Nuk besoj që ne nuk do të jemi në gjendje që në vitet që do vijnë për të parashikuar vitet që mund të kemi përpara për të paguar atë borxhin që kemi drejt Italisë, dhe popullit të Italisë, për atë që kanë bërë për ne, nga dita që kemi mbërritur në këtë anë të bregut. Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet.”, tha kreu i qeverisë.