Friday, December 27, 2024
HomePolitikëSulmet në Spanjë, Meta: Akte barbare, keqardhje për viktimat.

Sulmet në Spanjë, Meta: Akte barbare, keqardhje për viktimat.

-

 

Meta i ka cilësuar këto sulme si akte barbare dhe ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar me autoritetet spanjolle në luftën kundër terrorizmit dhe kapërcimin e kësaj situate.

Mesazhi i plotë:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat më të fundit të akteve të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që goditën dje Barcelonën, një prej qendrave më të mëdha e të rëndësishme evropiane.

Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve që humbën njerëzit e tyre të afërt në këto akte barbare terroriste, si dhe uron shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

Në të njëjtën kohë, Presidenti Meta shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin spanjoll në luftën kundër terrorizmit dhe kapërcimin e kësaj situate.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts