Sunday, July 14, 2024
HomeSportLuan Rama: Aksioni politik i LSI-së në këtë mandat, vepra jo fjalë.

Luan Rama: Aksioni politik i LSI-së në këtë mandat, vepra jo fjalë.

-

Luan Rama, zv.kryetari i LSI-së, ishte i pranishëm në kampin verorë të LRI-së në bregdetin Jalës.

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë, ai foli në lidhje me misionin që ka politika, ku u shpreh se në këto 27 vite pluralizëm politika lidhet më shumë me abuzivizmin sesa me shërbimin dhe me dimensionin që duhet të ketë politika në funksion dhe në shërbim të qytetarëve.

Gjithashtu, Luan Rama u ndal edhe në situatën aktuale politike dhe rezultatin që arriti të marrë Lëvizja Socialiste për Integrim, që u konfirmua si forca politike me rritjen më të madhe në vend, e veçanërisht mbështetjen që ka nga të rinjtë.

“LSI jo rastësisht u shfaq dhe u konfirmua forca politike me rritjen më të madhe dhe më të konsoliduar të mbështetësve, pra të votuesve të saj në të gjithë vendin, por ajo që ne e kemi thënë shpeshherë dhe që ju e keni konfirmuar dhe e demonstroni me shumë elegancë dhe me sinqeritet, është mbështetja e madhe që ka LSI-ja në radhët rinisë”, tha zv.Kryetari i LSI-së.

Në fund të bashkëbisedimit, Luan Rama, foli edhe për aksionin politik të LSI-së në këtë mandat të ri si edhe për sfidat që ka përpara e për marrëdhëniet që do të ketë me qytetarët në opozitë.

“LSI duhet të projektojë një aksion politik jo në kuptimin e veprimit të kufizuar në kohë vetëm me zgjedhjet, por një aksion politik për të krijuar një diapazon shumë më të gjerë dhe një horizont shumë më të largët nga çfarë sheh politika e sotme. Ne duhet të jemi të gatshëm të dimë të përballojmë sfidat si do që të vijnë ato. Ne duhet të bëjmë qytetarët që ta duan LSI-në edhe në opozitë. Por që të bëjmë që qytetarët të na duan në opozitë duhet të bëjmë shumëfish jo me fjalë por me angazhimin tonë konkret, të tregojmë që jemi në anën e tyre dhe jemi pro interesit të tyre. Të vërtetën edhe sikur të mos e themi ne, sot janë bërë të gjithë të zotë dhe do ta thonë të tjerët. Çështja është ta themi ne të parët dhe më mirë se të tjerët. Të bëhemi mbrojtës dhe zëdhënës të së vërtetës”, deklaroi ndër të tjeraLuan Rama.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts