Friday, December 27, 2024
HomeEkonomiDOLLARI NË PIKIATË, ARRIN PIKËN MË TË ULËT NË HISTORI

DOLLARI NË PIKIATË, ARRIN PIKËN MË TË ULËT NË HISTORI

-

 

Monedha e gjelbër ka vijuar të zhvlerësohet në tregun vendas duke u këmbyer sot me 111.25 lekë, rreth 1.09 lekë më pak se fundi i javës së kaluar.

Viti 2017 u hap me nivele të larta të këmbimit të dollarit përkundrejt lekut, ku një dollar blihej sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë me 129.75 lekë. Nga atëherë dollari është zhvlerësuar në vend me gati 18.5 lekë.

Rënia e dollarit lidhet kryesisht me zhvlerësimin e tij në tregjet ndërkombëtare, por edhe me faktin që euro në tregun vendas vijon të mbetet e dobët, pavarësisht se ajo po vlerësohet në bursat ndërkombëtare, duke tërhequr poshtë edhe dollarin.

Zhvlerësimi i monedhës së gjelbër vjen pas një periudhe “të artë” për të. Dollari u forcua përkundrejt monedhës europiane në fillim me zgjedhjen e Presidentit amerikan Donald Trump dhe më pas nën ndikimin e vendimit të Rezervës Federale për të rritur normat e interesit. Këmbimi i euros dhe dollarit thuaje arriti në barazim.

Dollari amerikan po kalon një periudhë të dobët edhe përkundrejt euros në tregjet ndërkombëtare, ku sipas Reuters një euro këmbehej sot në tregjet ndërkombëtare me 1.1934 dollarë.

Euro ka vijuar rritjen

Monedha europiane ka shënuar ditën e katërt me rritje në tregun vendas. Një euro është këmbyer me 132.64 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Sipas ekspertëve rritja euros pritet pas me përfundimin e sezonit veror shuhen dhe efektet sezonale që kanë mbajtur euron në nivele të dobëta këmbimi, si fluksi i turistëve dhe i emigrantëve, shkruan Monitor.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts