Tuesday, July 16, 2024
HomeEkonomiNumri i të punësuarve shkoi në 709 203 në fund të 3-mujorit...

Numri i të punësuarve shkoi në 709 203 në fund të 3-mujorit të parë

-

 

Numri i të punësuarve për 3-mujorin e parë të vitit arriti në 709 203, ku 557 750 janë të punësuar në sektorin privat.

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe INSTAT, sektori privat ka pasur një performancë pozitive gjatë këtij tremujorit, duke shënuar 4 mijë të punësuar më shumë.

Të tremujorin e parë të këtij viti, shkalla e punësimit ka vijuar të rritet dhe ka arritur nivelin 67.1 %, ndërsa niveli i papunësisë ka shënuar 10.9 %, shifër kjo në rënie në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se paga mesatare në ekonomi u rrit me 9.2 %, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts