Një operacion i Europol ka goditur bazën e falsifikuesve të eurove dhe dollarëve në Ballkan.
I njëjti operacion është zhvilluar dhe pak ditë më parë në Shqipëri, ku në qytetin e Gramshit janë sekuestruar 11 mijë euro. Ende nuk dihet nëse dy personat e arrestuar i kanë blerë eurot false online, apo i kanë prodhuar vet, por tashmë kanë nisur hetimet ndaj A.Rr 23 vjec dhe N.M 19 vjec.
Mjaftonte një klikim online, porositeshin eurot nëpërmjet kartave të kreditit dhe më pas eurot e falsifikuara vinin në adresën e caktuar brenda disa ditëve.
Më herët Europol ka zbuluar një dyqan në Austri me euro false, ku siç bëhet me dije ato ishin prodhuar në Ballkan. Hetimet janë përqendruar edhe në Ceki, Francë, Gjermani, Greqi, Sllovaki dhe Spanjë, ku mendohet se tregtoheshin pjesa më e madhe e eurove të falsifikuara.