Rama, trupës akademike: Punoni më shumë, vendit i duhen ekspertë

0
1263

Kryeministri Edi Rama ka preferuar të japë mesazhin e tij për nisjen e vitit të ri akademik në Universitetin Bujqësor të Tianës.

Sipas tij, trupa akademike duhet të punojë më shumë për të prodhuar ekspertë për të cilët vendi ka më shumë nevojë.

Rama: Janë të mirëpritur dhe studentët nëse kanë ide dhe projekte për si mund ti bëjmë më shpejt dhe më mirë gjërat në mënyrë që këtë territor ta kthejmë në një oaz ku faktikisht të bëhen këtu më parë gjërat që pastaj duhet të merren dhe bëhen në jetën përtej mureve të Universitetit.

Nga ana tjetër, Rama ka paralajmëruar edhe pastrimin e Universiteteve.

Rama: Këtu nuk mund të ketë më shumë makina se njerëz, nuk mund të jenë makinat që vendosin se kush kalon i pari rrugën, nuk mund të ketë më shumë kafene se aula dhe klasa. Sot ka më pak se kemi shembur një pjesë të konsiderueshme por prapë ka ende disa.

Edhe Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, nënvizoi rëndësinë e përgatitjes akademike.

Peleshi: Një paketë shërbimesh dhe tarifash që Universiteti e ofron dhe ne përmes donatorëve dhe buxhetit e paguajmë, e blejmë këtë shërbim. Në vend që ta blejmë në treg, ta blejmë këtu në Universitet sepse këtu është mendimi shekncor më i kulluar dhe më i pashfrytëzuar deri sot.

Gjatë fjalës së tij, Rama nënvizoi gjithashtu ndryshimet e bëra gjatë këtyre viteve por shtoi se ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here