Demiraj: Trafiku i droges dhe korrupsioni ne Ministrine e Mbrojtjes do te dale se shpejti

0
1233

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj shkruan se ka denoncuar me fakte veprimtarinë korruptive në qendrën e radarëve dhe bashkëpunimin me trafikantët dhe se shumë operacione të nisura gjatë periudhës së drejtimit të ministrisë prej tij, përfundonin pa rezultat për shkak të fikjes së radarëve.

Ai thotë se e vërteta e skandaleve në Policinë e Shtetit dhe atyre që mundësuan trafikun e drogës dhe korrupsioni në Ministrinë e Mbrojtjes do të dalë së shpejti.

Reagimi i plotë:

Prej tre vitesh, ne detyra te ndryshme edhe si Minister I Brendshem kam denoncuar me fakte veprimtarine korruptive dhe kriminale me qendren e radareve dhe bashkepunimin e trafikanteve. Ne shume raste operacionet policore, nen drejtimin e tim, perfundonin pa rezultat per shkak te fikjes se radareve ne QNOD. Pergjigjet e klanit Habilaj njoftojne se ata kane pasur njerezit e tyre ne institucione. E verteta do te dale se shpejti ne drite te diellit dhe do te verboj politiken e korruptuar.

Kjo histori fillon me ne muajin Tetor 2013 me tenderin e mirembajtjes se radareve, moskryerjen e sherbimeve ne to, firmosjen e tenderave korruptive nga komandantet e Forcave Detare (nen drejtimin Sekretarit te pergjithshem te ministrise se Mbrojtjes ) gje qe coi ne ngritjen e autostrades se droges ne Adriatik.

Ne cilesine dhe pergjegjesine e shtetarit, kam ndare cdo shqetesim dhe informacion me partneret strategjike te vendit ne menyre qe te parandalonim nje dite kete skandal.

E verteta e skandaleve ne Policine e Shtetit, atyre qe drejtuan dhe mundesuan trafikun e droges, korrupsionit dhe lidershipit te Ministrise se Mbrojtjes do te dale se shpejti dhe fajtoret do te pergjigjen para ligjit. DD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here