Prova dhe dokumente te forta qe e implikojne me pergjegjesi penale ish-ministrin Tahiri

0
1309

Gazetarja Klodiana Lala nga studio e emsionit ‘Opinion’ ka deklaruar se ka prova dhe dokumente shume te forta qe e implikojne me pergjegjesi penale ish-ministrin e Brendshem Saimir Tahiri dhe mbi te pritet te ngrihen 4 akuza.

 

 

“Po kryhen hetimet për grupin ku është i përfshirë edhe ish ministri Saimir Tahiri. Historia për grupin Habilaj-Tahiri ka nisur rreth 1 vit e gjysmë më parë. Në atë kohë mbërritën disa raporte ku flitej për parcelat me hashash dhe kush ishin personat që i dispononin. Në tetor të vitit 2016 Prokuroria ndërmori një aksion ku bllokoi rreth 26 ton hashahsh në total që ishte gati për trafikim. Në atë kohë u tha se nuk bëhej fjalë për 26 ton drogë, por 26 kg dhe ishte ngatërruar një presje. Tahiri përgënjeshtroi kapjen e 26 ton kanabis duke thënë se janë 26 kg kanabis dhe jo 26 ton. Ka prova direkte që implikojnë Tahirin. Prokuroria ka informacione të detajuara nga autoritetet italiane. Ka prova reale që e ngarkojnë me përgjegjegjësi Tahirin. Ai implikohen në 4 vepra penale. Sipas burimeve nga Prokuroria ka zyrtarë të lartë të përfshirë në trafik lëndësh narkotike. Në kërkesën e Prokurorisë kërkohet edhe kontroll banese dhe personal ndaj Tahirit.”- tha Klodiana Lala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here