Kalendari i javës së 8, ja kur luhen 5 ndeshjet e Superligës

0
949

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar kalendarin e javës së 8 të Superligës. Takimi i parë luhet të shtunën në orën 14:00 mes Lushnjës dhe Teutës, ndërsa takimi tjetër i kësaj ditë Skënderbeu-Luftëtari luhet po në të njëjtën orë.

 

 

Të dielën janë të rezervuara dy takime të tjera por ndryshimë është se nuk janë në të njëjtën orë. Në orën 14:00 Kukësi do të presë në “Zeqir Ymeri” Vllazninë e Ernest Gjokës që i është kthyer në detyrim fitorja pas zhgënjimeve në javët e fundit.

Partizani do të kërkojë që të dielën në “Selman Stërmasi” në orën 17:00 të ruajë ecurinë pozitive prej 3 fitoresh radhazi dhe të konfirmojë objektivin e titullit kampion. Ndeshja e fundit e javës së 8 luhet të hënën ndërmjet Laçit dhe Kamzes në orën 14:00.

Kategoria Superiore 2017/18 – Java e 8-të

E shtunë, 28 tetor

Lushnja-Teuta Ora: 14.00

Skënderbeu-Luftëtari Ora: 14.00

E diele, 29 tetor

Kukësi-Vllaznia Ora: 14.00

Partizani-Flamurtari Ora: 17.00

E hënë, 30 tetor

Laçi-Kamza Ora: 14.00

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here