“Turp per te gjithe ju dhe per te gjithe ata si ju” ,ja ofendimet e Rames kundrejt gazetareve

0
1205

Të gjithë e njohin kryeministrin Edi Rama, aq më shumë gazetarët. Por sjellja e tij sot i ka befasuar jo pak. Pas votimit në parlament ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Rama ndaloi jashtë institucionit për t’iu përgjigjur interesit të gazetarëve por në fakt derdhi në drejtim të tyre një lumë fyerjesh e batutash aspak etike.

Më poshtë lista e sharjeve të përdorura sot nga Rama kundrejt gazetarëve
Turp për të gjithë ju dhe për të gjithë ata si ju
Toroisni miletin
Abuzoni me misionin e ndërmjetësit
S’keni marrë vesh
Mund të qeshni sa të doni
Jeni për t’u qarë hallin
Jeni pjesë e problemit të madh, ku akuzat kërcasin dhe ju i përçoni si një tel bakri.

Nuk e keni kuptuar dhe s’keni si ta kuptoni për fatkeqësinë tuaj që as lexoni as përpiqeni të thelloni ato që lexoni, dhe as nuk dëgjoni
Pse se keni kuptuar akoma
Jeni më të pafajshëm në këtë histori
Kokat e mëdha që tundin dynjanë nëpër klubet e katundit mediatik
Dëgjoni apo s’dëgjoni
Pyetje pa vend, shko lexo dhe kupto
Pyetjet tuaja burojnë nga padituria
Jeni kaq të paditur
Të lexoni
Flisni përçart
Është detyra ime t’u përgjigjem juve si ma do e bardha zemër
S’keni të drejtë të më kufizoni
Është një idiotësi
Jeni pjesë e një kazani të madh që është një problem më vete
Jam këtu për t’u marrë me ju
Duhet t’i thërrisni mendjes
Të lexoni
Dhe të kuptoni
Pyetje idiote

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here