Ministrja Qato: Shqiperia ofron nje klime te favorshme biznesi dhe lehtesi fiskale

0
1027

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato siguroi se Shqipëria ofron një klimë të favorshme biznesi dhe lehtësi fiskale për secilin që do të ngrejë biznesin e tij në këtë vend. Këtë deklaratë Qato e bëri gjatë konferencës “Tirana Business Matching”, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, ku merrnin pjesë rreth 300 biznese nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë.

Ministrja Qato në fjalën e saj premtoi se bashkëpunimi i frytshëm me qeverinë do t’i bëjë investimet e secilit të qëndrueshme. “Qëllimi ynë kryesor është bashkëqeverisja me ju. Sipërmarrja po mbështetet nga nisma konkrete për thjeshtësimin dhe unifikimin e procedurave që ju duhet të ndiqni në dyert e administratës publike”, u shpreh ministrja Qato.

Sipas saj, sfida jonë e madhe është t’u krijojmë biznesit dhe sipërmarrjes të gjitha kushtet e nevojshme për t’u rritur, zhvilluar dhe inovuar sa më shumë me teknologji të reja dhe investime të qëndrueshme”. Besimi në një partnerit pa kompromis për të gjithë sipërmarrjen në vend, vijoi ministrja, është një garanci për zhvillim ekonomik dhe rritjen e punësimit.

Qato më tej u ndal edhe në disa nga lehtësitë që ofron Portali e-albania, si instrument në dorën e çdo sipërmarrësi, përmes së cilit kursehet kohë dhe shërbehet po në kohë reale nga administrata shtetërore. Ministrja njohu të pranishmit edhe me Platformën e bashkëqeverisjes “Për Shqipërinë që duam”, përmes së cilës biznesi mund të bashkëveprojë me qeverinë, duke pasur mundësi të paraqesë çdo propozim të tij, si një kontribut të drejtpërdrejtë në qeverisje por edhe duke u konsultuar për çdo nismë që ka lidhje dhe prek ekonominë e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here