‘Shpërthimi’ i Salihit në Austri: Nuk e llogaris moshën sa herë shënoj gol

0
1279

Hamdi Salihi edhe pse në moshën 33-vjeçare në aventurën e re në kampionatin austriak duket i rilindur. Bomberi shkodran në ndeshjen e fundit kundër Kapfenberg shënoi 4 gola duke e çuar në 13 numrin e realizimeve në 15 javë, duke e ngjitur edhe në krye të listët së golashënuesve.

 

Në një intervistë për “super sport” Sailhi tregon për këtë ecuri impresionuese, mundësinë për t’u rikthyer në “Bundesligën” austriake dhe si komenton ecurinë e ish klubit të tij, Skënderbeun.

Shkëlqimi me skuadrën austriake dhe mundësitë për tu ngjitur në Bundesligë

“Po shkon pak ndoshta edhe jashtë parashikimeve, por ndihem mirë sepse gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar shumë dhe gjithçka po funksionon perfekt. Pastaj pak rëndësi ka sa vite do të luaj, sepse këtë nuk e llogaris sa herë që bëj gol. E rëndësishme është që për sa kohë të luaj të mos bie poshtë këtyre niveleve dhe të mos behëm qesharak.

Mundësitë janë shumë të mëdha për tu kthyer prej këtij viti në Bundesligë, pasi dy skuadra ngjiten direkt ndërsa i treti shkon në “play-off”. Po të mbajmë këtë rritëm besoj që do t’ia arrijmë. Është pak e vështirë sepse Riedi dhe Insbruku janë ekipe më të organizuar dhe me më tepër traditë, por do të ishte e bukur ta arrinim këtë objektiv.”

Gatishmëria për të dhënë kontributin me Kombëtare

“Kam treguar se nuk jam kursyer asnjëherë për të qenë pjesë e Kombëtares edhe kur luaja në Amerikë apo në Kinë. Kam ardhur gjithmonë me dëshirë.

Çdo gjë në shërbim të ekipit Kombëtar, do të kisha qenë i gatshëm për tu afruar apo për ta ndihmuar. Por, duhet të jemi pak realistë: vitet ecin dhe normalisht që trajneri besoj që ka plane të tjera. Përtej gjendjes dhe formës momentale të lojtarëve, i duhet të bëjë edhe vlerësime afatgjata. Por, kur do të jetë nevoja unë jam gjithmonë gati për të ndihmuar ekipin Kombëtar.”

Ecuria e Skënderbeut në këtë sezon

Kam parë disa ndeshje të Skënderbeut dhe të Vllaznisë. Skënderbeu është 100% ashtu si e kisha menduar. Edhe pse njerëzit mund të mendojnë se ritmi në Europë të lodh, por është e kundërta.

Ritmin që mban gjatë Europa Leagues e mban edhe në kampionat dhe bën diferencë me ekipet e tjera. Besoj se deri në dhjetor Skënderbeu do të jetë shkëputur nga rivalët dhe do të bëjë atë për të cilën është ndërtuar: Që të shpallet kampion. Që në fushë atë ditë (ndeshja me Kukësin) e mora vendimin se koha ime në kampionatin shqiptar kishte mbaruar.

Ishte e mjaftueshme ajo që kisha kaluar. Më vjen keq për gjestin dhe gjithçka, por ato janë gjëra që i takojnë së kaluarës dhe mund ti ndodhin kujtdo. Më vjen mirë që Skënderbeu është kthyer shumë shpejt dhe ka ditur të kalojë situatat e vështira të atij fund-kampionati.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here