Cungu, Gjoka dhe Vllaznia pa nje “zot shtepie”

0
1550

 

Sezonin e kaluar, Vllaznia siguroi qëndrimin në Supërlige vetem falë një barazimi pa gola ndaj Tiranës,  në një ndeshje dramatike, në“klasiken” e futbollit Shqiptar por  vetëm e tillë që nuk ishte. Kryeqytetasit shkruan historinë për keq duke rënë  në kategorinë e parë ndërsa në Shkodër u festua, ashtu si në vitin 2001 kur u shpallën kampion.  Atëherë ,vetëm për 4 javë, Vllaznia shijoi parajsën dhe ferrin, ku nga gara për kupat e europës, ekipi përfundoi në një luftë të frikshme për mbijetesë. Asokohe, trajneri Cungu hodhi akuza të ashpra për tolerime rezultati nga disa lojtarë, madje mori edhe masa për dy futbollistet malazez, duke i larguar nga ekipi.  Ai kërkoi reagimin edhe të drejtuesve  të klubit për ndëshkime por nga ana e tyre, gjithçka kaloi në qetësi duke i toleruar sportistet. Kjo ishte dëshmia e parë se tek Vllaznia problemi nuk janë trajnerët, as cilësia e futbollistëve dhe as financat për të cilat aludohet shumë.

Tek klubi shkodranë mungon një “dorë e fortë” dhe kjo është vënë re në momentet më delikate. Në dy vitet e trajnerit Cungu, periudhë në të cilën bashkia drejtohej dhe drëjtohet akoma nga një femër si Voltana Ademi, Vllaznia pesonte luhatje të frikshme. Pas disa fitoreve radhazi ndaj kundërshtarëve të fortë, kuqeblutë humbisnin ndaj ekipeve si Laçi, Korabi apo edhe Terbuni në mënyrë të pakuptimte. Askush nuk kërkonte llogari përvec stafit teknik të cilët gjykonin rreshtimin e gabuar apo gabimet individuale të cilat janë nën juridiksionin e tyre. “Dora e forte” e një presidenti mungonte dhe vijon të mungojë. Kryebashkiakja Ademi, e cila është edhe presidente, për hirë të brishtësisë së saj si femër por edhe  mungesës së informacionit rreth futbollit nuk mundi asnjëherë të kritikojë direkt futbollistët. Ndaj këtyre të fundit, nuk u vendos asnjëherë gjobë për mungesë të rezultateve apo impenjimit në fushë, ndryshe nga sa ndodh tek skuadrat e tjera.

Ky tolerim nga drejtuesit e larte te klubit Vllaznia, ka krijuar një lloj bindjeje tek futbollistët të cilët tashme nuk janë aq të përkushtuar për këtë bluzë. Në fund, ndoshta edhe pse me muaj vonesë, ata e marrin rrogën e plotë, pavarësisht nëse kanë fituar apo humbur 5 ndeshje radhazi dhe nuk i japin llogari askujt. Këtë e paralajmeroi trajneri Cungu, disa herë në dy vitet e qendrimit në krye te pankines por edhe diten kur u largua. Në mesazhin e lamtumirës, ai u shpreh qartë kur shkruante: “Vazhdimisht konstatova se ekzistojne njerëz dhe struktura të cilat futbollin ne Shkodër e përdorin pa përgjegjësine e fisnikërinë e nje sportdashësi”.

Largimi  i tij u pasua me afrimin e Gjokës por sërish është i njëjti ambjent, të njëjtët drejtues, të njëjtët futbollist dhe me shumë gjasa edhe të njëjtat rezultate. Në Shkodër është krijuar bindja se as me epokën “Gjoka” nuk do të ndryshojë asgjë. As tekniku tiranas, që vjet u shpall kampion me Kukësin nuk ka forcën dhe as autoritetin të vëndosë rregulla dhe as gjoba, dhe në ketë mënyrë tek Vllaznia do të vijojë të “hidhet vallja”. Një fjalë e urtë nga veriu thotë “Një shtëpi pa zot është vetëm një ndërtesë me 4 mure qe do  të rrëzohet”  dhe  nëse vitin e kaluar shpëtuan, “termeti” i ketij sezoni futbollistik pritet të jetë shumë i fortë për të mbajtur Vllazninë në këmbë.

 

Analize nga Klodian Zhivani

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here