Disa nga vendet më misterioze në botë, ja ku mund t’i zbuloni

0
1620

Të frikshme, apo bukuri parajse, por gjithnjë spektakolare. Të lënë pa frymë, por me shumë pyetje. Ka qenë dora e njeriut, apo natyra ajo që i ka krijuar? Është e pamundur të mos të të lindin pyetje për origjinën e tyre. Në vendet më të largëta në planet gjenden lumenj- ylber, gropa ferri, si “porta e ferrit” në Turkmenistan, apo skulptura enigmatike si “dora e shkretëtirës” në Atakama.  Ja ku mund t’i zbuloni vendet më misterioze në botë.

Njihet si “dora e shkretëtirës”. Një dorë që mbin nga toka e tharë e shkretëtirës në Atacama, Kili.

 

Duket irreale, por ekziston vërtet, në Patagonia, në Kili njihet si “kapelja e mermertë”. Është një shpellë ku me kalimin e viteve ujrat e nëndheshme e kanë gërryer dhe falë refleksit të ujit shihen këto sfumatura të pabesueshme.

 

Është djegia e gazrave natyralë sekreti që përflak “Portën e ferrit” në shkretëtirën e Karakumit, në Turkmenistan. Krateri ka origjinë artificiale, vjen si pasojë e një tentative të shkuar keq për nxjerrje gazi.

 

Arrijnë deri në 4 metër formacionet shkëmbore misterioze që bëjnë të paharrueshme këtë shkretëtirë në Australi.

 

 

Pusi Quinta da Regaleira ndodhet në Sintra, një qytet i vogël shumë pranë Lisbonës: një kullë e kthyer përmbys, e cila zbret deri në 30 metër dhe simbolizon zbritjen në ferr nëpërmjet rrathëve të Dantes.

 

Spektakolare anija e ngrirë që shihet në ujërat e Antarktidës. E fundosur dhe e mbetur në akuj në vitin 2012, njihet si “jahti i zhytur”.

 

Duket si një planet tjetër pamja e parkut Hitachi në Ibaraki, Japoni. Ajo që i dhuron këto pamje është “kochia e kuqe”, bimë e mbjellë në kodrinat e parkut.

 

Duket si e dizajnuar me një program grafik dixhital e ashtuquajtura “Vala”, një formacion shkëmbor spektakolar në Arizona.

 

Forma gjeometrike rigoroze dhe drita sugjestionuese krijojnë një atmosferë magjike në shpellën ujore të Fingal, në ishujt Ebridi në Skoci.

 

Një spektakël magjik ujëvara e nëndheshme e mijëra ngjyrave në Tenezi, SHBA. Quhet “Ruby Falls dhe e ka origjinën nga një rrymë që buron në malin Lookout.

 

Magjik dhe romantik plazhi i njohur si “plazhi i shndërritshëm” në Maldive. Batica ndriçohet nga mijëra dritëza, të cilat janë organizma të shndëritshme që popullojnë ujrat e plazhit.

 

Ndihesh vërtet i vogël dhe i pavlerë duke ecur në të ashtuquajturën lugina e Baobabëve, në Madagaskar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here