EKSKLUZIVE: Luliano drejt largimit, Armando Cungu trajner i Partizanit ?!

0
1775

Tashmë pozicioni i tij në krye të ekipit të Partizanit është seriozisht i rrezikuar. Në pamje të parë gjithçka duket e qetë në klubin e kuq, por në fakt nuk është ashtu. Burime pranë klubit të Partizanit bejne me dije se trajneri italian është pranë largimit dhe emri i ri për ta zëvëndësuar është ish-tekniku i Vllaznisë, Armando Cungu. Shkodrani është pranë pankinës së kuqe, por duhet theksuar që nuk ka asgjë zyrtare.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se do të ketë lëvizje në postet drejtuese teksa Luçiano Moxhi do të jetë sërish ai që do të vendosë përfundimisht për “hyrje-daljet”. Ish-trajneri i Vllaznisë ishte i përfolur edhe në fillim të këtij sezoni, por në fund drejtuesit e klubit të kuq vendosën për italianin Mark Iuliano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here