Falsifikonte etiketat e vajit në gjuhën greke, pranga kontrabandistit

0
847

vaji

KORCE- Një 48-vjeçar nga Korça është arrestuar ditën e sotme pasi prodhonte dhe ambalazhonte mallra kontrabandë. Ndalimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “ALKIS”, të zhvilluar nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar.

Kosta Fshati, pronar i një punishteje në Korçë, është kapur në flagrancë duke prodhuar dhe ambalazhuar etiketa në gjuhën greke, dhe kështu shiste vaj ushqimor në mënyrë të paligjshme, një pjesë e sasisë së të cilit dyshohet të jetë mall kontrabandë.

“Në vijim të punës për të evidentuar dhe goditur rastet e paligjshmërisë, nga ana e specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “ALKIS” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Kosta Fshati, 48 vjeç, banues në Korçë, (i dënuar në vitin 2010 për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, falë veprimeve të mirëorganizuara, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në punishten në pronësi të këtij shtetasi në lagjen nr 10 në Korçë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale:

5(pesë) depozita metalike dhe plastike të përmasave të ndryshme,

1300 (njëmijë e treqind) litra vaj ushqimor me mbishkrime greke i dyshuar si kontrabandë,

1500 (njëmijë e pesëqind) etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme,

494 (katërqind e nëntëdhjetë e katër) kuti metalike dhe plastike të kapaciteteve 0.25, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrim në gjuhën greke “Extra virgin Olive Oil” dhe “Olive Oil”,

1180 (njëmijë e njëqind e tetëdhjetë) shishe e bidona plastikë dhe metalikë, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrime greke, si dhe

17 (shtatëmbëdhjetë) fuçi plastike bosh 60 litroshe.

Nga hetimet dhe verifikimet e kryera në lidhje me këtë rast dyshohet se këtë punishte shtetasi i mësipërm e përdorte për prodhimin dhe ambalazhimin e vajit ushqimor në mënyrë të paligjshme, duke përdorur etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme me qëllim shitjen e tij në tregun vendas.

Gjithashtu një pjesë e sasisë së vajit të sekuestruar, dyshohet të jetë mall kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial”, “Fshehja e të ardhurave”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here