Shkodra pa stadium, Vllaznia-Skënderbeu do të luhet në Korçë

0
1507

 

Mbjellja e barit në fushën e stadiumit “Loro Boriçi” e detyron Vllazninë të “emigrojë” në një tjetër transfertë pas asaj të Kukësit në javën e tetë.

Në kalendar ishte parashikuar që sfida me Skënderbeun të zhvillohej në Shkodër dhe fillimisht u përfol për fushën “Reshit Rusi”, por FSHF e zhvendosi këtë ndeshje në Korçë, sipas kërkesës së bërë nga klubi shkodran, pasi fusha e dytë e qytetit verior nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e një ndeshjeje të Kategorisë Superiore.

Pas mbledhjes së Komisionit të Licencimit, u vendos që fusha “Reshit Rusi” të mos përdoret për ndeshje të Kategorisë Superiore.

Brenda pak orëve u gjet zgjidhja, ndeshja e së dielës do të luhet në orën 14:00, në stadiumin “Skënderbeu”, ndërsa në fazën e dytë është skuadra “bardhekuqe” që do të vizitojë stadiumin “Loro Boriçi”.

Sipas raportit të Komisionit të Licencimit, gjendja e fushës “Reshit Rusi” lë të për të dëshiruar në shumë sektorë përfshirë edhe atë të akomodimit të gazetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here