Kryemadhi: Nuk presim më, gati të përballemi me mazhorancë e kapur nga krimi

0
736

TIRANE– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, thotë se ka ardhur momenti që opozita dhe qyetarët të ragojnë ndaj mazhorancës qeverisëse, e cila sipas saj është marrë peng nga krimi. Nga Konventën Kombëtare e LSI, Kryemadhi tha se forca politike që ajo drejton është gati të përballet dhe të ngrihet kundër kësaj mazhorance.

Ajo drejtoi gishtin nga kryeministri Rama, si personi i vetëm pergjegjës për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Kryetarja e LSI-së përmendi edhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili dyshohet si i implikuar në trakun e drogës me Habilajt.

Sipas saj, “timoni” i qeverisjes është përqëndruar në duart e një personi të vetëm i cili po lejon grabitjen e qytetarëve.

“E gjithë kjo situatë katastrofike ka një autor. Ai është Edi Rama, ky njeri që deri më sot nuk ka patur asnjë marrëdhënie me të vërtetën, ndihet i frikësuar për karriken që po i lëkundet për hir të asaj që ai është gati të bashkëpunojë me çdo kriminel. Ky kryeministër që sot sheh frikërat e tij me arrogancën, çdo ditë po e kupton dhe vetë që asgjë nuk mund t’ja zgjasë më qëndrimin e tij në karrige.

Nuk kemi më kohë për të humbur me retorikën politike dhe as nuk do të presim paradën mediatike të fakteve të tjera tronditëse të kësaj mazhorance të kapur nga krimi. Ne jemi gati të përballemi, duhet të shkundim apatinë kolektive kundër një rreziku të madh që i kanoset vendit”, u shpreh Monika Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here