Nis sot ne Tv1-Channel sezoni i ri televiziv ! Sa shume surpriza…

0
1781

Pas një pune disa mujore që nisi me rrëzimin e një sistemi transmetimi që na kishte shoqëruar për vite me radhë, kompania “Media Nord sh.a” pjesë e të cilës është edhe televizioni tv1 channel, vendosi të vije këtë fund-viti me një imazh tërësisht të ri, bashkëkohor dhe të fjalës së fundit të teknologjisë HD.

Një investim modern dhe largpamës për t’iu përshtatur zhvillimeve të kohës, por edhe për të qënë më pranë teleshikuesve me informacionin e minutës së fundit, emisionet dhe programet argëtuese, të gjitha në një dimension tjetër. Puna e përmbyllur po sillte pas rrugëtimit 20 vjeçar në tregun mediatik Shqiptar, një produkt të ri në koncept dhe imazh, por duke i qëndruar besnik shikuesve tanë ashtu siç kemi bërë deri më tani. Rikthimin në ekran me programacion të rregullt pas kësaj mungese, e nisëm mëngjesin e të hënës së 6 nëntorit me transmetimin e parë të dites, emisionin “Start”, ku mengjeset do të jenë më argëtuese, të mbushuara me informacion, por edhe për të bashkëndarë me shikuesit problematikat e rajonit të veriut e më gjërë.

Programacioni i tv1 channel do të vijojë të mbesë i pasuruar nga emisionet më të ndjekura, e që kanë krijuar traditën disa vjeçare nën logon e këtij ekrani, ku sporti do të vijë në rubrikën “Sport shoë” të gazetarit Gasper Marku, politika në “Forum” me Tom Therçaj, “Arome Shkodre” me Kozeta Bruçin, “Perspektive” me Linda Doden, “Pasdite në tv1” me Sidola Osjen etj, e shume rubrika të reja që do të vijnë hap pas hapi. Ne kemi vendosur të ecim në hap me kohën, duke vijuar të mbesim dritarja juaj e informimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here