Saturday, May 18, 2024
Home Lajme Pasaporta për qytetarët e Kosovës? Ja si përgjigjet Gramoz Ruçi

Pasaporta për qytetarët e Kosovës? Ja si përgjigjet Gramoz Ruçi

0
1316

 

Kërkesën e Presidentit Thaçi që kosovarët të pajisen me pasaporta shqiptare për të qenë të lirë të lëvizin në vendet shengen, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se kjo është një çështje që duhet zgjidhur me BE dhe jo shqiptarë me shqiptarë.

Në një konferencë për mediat, me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradina, kryeparlamentari shqiptar tha se BE nuk duhet ta lërë Kosovës si një ishull të izoluar, pasi të gjitha rekomandimet e kërkuara shteti i Kosovës i ka plotësuar.

Ruçi: Unë e kam ndjekur atë që Presidenti Thaçi i kërkoi Presidentit Meta. Jam njohur edhe me kërkesën e zotit Thaçi dhe me përgjigjen e zotit Meta dhe sigurisht unë kam një përgjigje. Ajo është se ne jemi dhe mbështesim një zgjidhje të BE për çështjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo është Zgjidhja që BE nuk duhet ta lerë një ishull të izoluar qytetarët e Kosovës. Do të bëjmë gjithcka që të gjitha barrierat që ekzistojnë deri tani, prandaj dhe unë në një konferencë të më mëparshme deklarove se inkurajojmë të gjitha forcat politike që edhe demakracioni që është vendosur të zgjidhet, por unë do të mendoja që Kosova i ka plotësuar të gjitha ato rekomandime që ka bërë BE për liberalizimin e vizave. Të gjithë ne bashkë duhet të kërkojmë që ky proces të bëhet realitet për të mos u zgjidhur shqiptarë me shqiptarë, por për tu zgjidhur me partnerët ndërkombëtarë me BE dhe liberalizimi të bëhet realitet. Sigurisht duhet pak durim. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here