Rama: Matësa edhe për puset e shtëpive, kush refuzon…

0
4318

 Jo vetëm uji i pijshëm që vjen në rubinetat e shtëpive tona, por edhe ai i puseve do të kontrollohet. Kështu deklaroi sot kryeministri i vendit Edi Rama në nisje të prezantimit të një tjetër aksioni kombëtar siç ishte ai i ujit.

Sipas tij, krahas ujit të pijshëm që vjen nga ujësjellësi, qeveria do të ndërhyjë për vendosjen e matësave edhe për qytetarët që marrin ujë nga puset.

“25 000 puse nga të cilat 265 kanë leje. Kjo është një barbari për shkak edhe të braktisjes së punës nga shteti. Brenda vitit 2018, çdo konsumator që përdor apo dëshiron të përdorë ujërat nëntokësorë, pra ujin e pusit duhet të jetë i pajisur me autorizim. Do të bëhet patjetër formalizimi i të gjithë puseve të përdorura nga qytetarët dhe do të mbyllen ato që janë të paformalizuar”, – tha Rama.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here