“Ditët e medias”, komisionari Johanes Hahn mbërrin nesër në Shqipëri

0
1058

 

Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn mbërrin nesër në Tiranë, ku do të marrë pjesë në një konferencë të Komisionit Europian mbi “ditët e medias” qe do të zhvillohet në Hotel Plazza.

Sipas qendrës së BE në Tiranë, konferenca do të zhvillohet në datat 9 dhe 10 nëntor. konferenca e nesërme pritet të çelet në orën 09.45 ku do të mbajë fjalë kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn.

Në orën 10.30 do të zhvillojë punimet paneli me tematikë “Media si fuqi transformuese ne Bashkimin Europian . Ndërkaq më 10 nëntor paneli do të jetë i përbërë ndër të tjera nga përfaqësues të BERZH, si dhe shefja e misionit të ONM, Gjenoveva Ruiz Kalavera.

Në fund të konferencës Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn do të mbajë një fjalë për konkluzionet e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here