Tuesday, May 7, 2024
Home Kronika Policia Malazeze arreston policen ne Muriqan. Publikoi informacione sekrete nga ministria dhe...

Policia Malazeze arreston policen ne Muriqan. Publikoi informacione sekrete nga ministria dhe falsifikoi dokumente…

0
2640

Policia e shtetit ka arrestuar punonjësen e policisë në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan Vesna Todoroviq nga Ulqini dhe vajzën e saj Karnella Shqekiq, shkruan “Vijesti”.  Todoroviq akuzohet për keqpërdorim të pozitës , kurse vajza e saj për falsifikim të dokumenteve.

Dyshohet se Todoroviq në një periudhë të gjatë kohore i ka dhënë vajzës së vet infomacione nga sistemi i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme në lidhje me lëvizjen e shtetasve të huaj, kryesisht turq, për të cilët ekzistojnë dyshime se u takojnë strukturave kriminale.

Vajza e saj këto informacione i ka përçuar më tej për çka ka marrë kompensim financiar.  Sipas burimeve të “Vijestit” drejtoria e policisë ka qëllim pastrimin e radhëve të veta dhe në ditët e ardhëshme mund të priten edhe arrestime të reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here