863 mijë €, Lefter Sota: Gati të hetohem, verifikoni pasuritë 

0
926

 

Lefter Sota ka dërguar në prokurorinë e Krimeve të Rënda një memo ku i kërkon organit të akuzës që të verifikojë me imtësi të gjitha pasuritë e tij. Sota shprehet në memo se disponon pasuri, kontrata sipërmarrje,llogari bankare dhe numrat e faturat e shit blerjes.

Reagimi i Lefter Sotës vjen pas nisjes së hetimit pasuror pas arrestimit të djalit të tij, Orest Sota që u arrestua me 863 mijë euro në makinë dhe dy patenta të Saimir Tahirit.

Dosja aktualisht po hetohet nga Krimet e Rënda, ndërsa në ditët në vijim pritet që të merret në pyetje edhe ish-ministri Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here