Formacioni zyrtar,kombetarja U-21

0
1059

Kombëtarja U-21 e futbollit e drejtuar nga tekniku Alban Bushi luan sot ndeshjen e radhës në Grupin 2 kundër Irlandës së Veriut në “Selman Stërmasi”. Ky takim i cili është i vlefshëm për eliminatoret e Europianit U-21 është shumë i rëndësishëm pasi një fitore do të rriste shumë shpresat për një kualifikim të mundshëm.

 

 

Shqipëria renditet në vendin e 4-t me 5 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut e dyta me 9-të pikë. Të dy skuadrat kanë zhvilluar nga 4 ndeshje në grup ndërsa Spanja e cila momentalisht është një më pak, është edhe udhëheqësja në vendin e parë me 9 pikë.

Shqipëri U21 – Irlandë e Veriut U21 ora 18:00

Shqipëria U21: Selmani, Ceka, Tafa, Toli, Doka, Ndoji, Ramadani, Bare, Abazaj, Çekiçi, Hebaj.

Trajner: Alban Bushi

Irlanda e Veriu U21: Mitçell, Dumigan, Doneli, Xhonson, Smith, Gorman, Tomson, Sykes, Dohrti, Mek Donagh, Parkhaus.

Trajner: Ian Baracloug

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here