VIDEO/ Aksident në Lezhë – Shkodër, dy të plagosur

0
2476

Një aksident me dy të plagosur ka lodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, ku një makinë është përplasur me një fugon.

Burime nga policia lokale thanë se rreth orës 17:30, tek kryqëzimi i Dajçit, mjeti tip fugon me targa SH2947E, që drejtohej nga A.P.24 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë është përplasur me mjetin “Volsëagen” me targa SH2295E  me drejtues shtetasin S.H, 52 vjeç, banues në Shkodër.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët po marrin ndihmën e duhur mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë. Sipas burime spitalore ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet  për përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes.

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here