1 t kanabis, patrullua u përgjua, polici i arrestuar vëllai i një titullari të lartë

0
1311

 

Polici i arrestuar në Shkodër si i implikuar në kanabisin e sekuestruar, sipas burimeve të Report Tv është vëllai i një titullari të lartë në drejtorinë e Shkodër.

Ai kishte dalë garant te trafikantët për transportonin e drogës nga Shkodra për në fshatin Vilun të Velipojës. Ndërsa patrulla e policisë së Shkodrës ishte vendosur në përgjim, pasi dyshohej për mbështetje të trafikantëve.

Forcat Speciale nga Tiranë mësohet se u kanë thënë policëve të patrullës që të ruajnë furgonin pasi ka disa hajdutë. Në momentin që droga po shkarkohej nga furgoni për në bodrumin e hotelit në Vilun ndërhynë Forcat Speciale nga Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here