Lezhë, shfrytëzonin të miturën për prostitucion,3 në pranga

0
858

 

Tre persona kanë përfunduar në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

Të arrestuarit janë Kujtim C, 24 vjeç, banues në Krujë, Islam K, 26 vjeç, banues në Krujë dhe 26- vjeçari nga Lezha, Gjoke Gj.

Gjithashtu uniformat blu kanë shpallur në kërkim edhe 25 vjeçarin F.GJ.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni të miturën 16- vjeçare.

Ndaj Kujtim C e Islam K, rëndon edhe vepra penale e “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.11.2017, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe të mirëorganizuar , nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Kujtim C, 24 vjeç, banues në Krujë

– Islam K, 26 vjeç , banues në Krujë

– Gjoke Gj, 26 vjeç, banues në Lezhë

Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.Gj.25 vjeç, banues në Krujë

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në kohë e vende të ndryshme, dyshohet se kanë shfrytëzuar për qëllim prostitucioni shtesasen e mitur XH.K., 16 vjeçe.

Vepra penale ” Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”, parashikuar nga neni 101/2 në ngarkim të shtetasve Kujtim C e Islam K.

Vepra penale ” Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga neni 114/2 në ngarkim të shtetasve F. Gj. dhe Gjoke Gj.

Materialet proçeduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here