Sadiku: Me Kombëtaren mundohem të japë diçka më shumë

0
919

Armando Sadiku në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes me Turqinë është shprehur se kjo sfidë do t’i shërbejë shumë trajnerit dhe skuadrës për të parë gjendjen e skuadrës. Më tej bomberi i Kombëtares ka deklaruar se kur vesh bluzën kuqezi gjithmonë mundohet të japë diçka më shumë se në klubin e tij.

 

 

Për miqësoren ndaj Turqisë

“Kjo është një miqësore. Do ta vlerësojmë maksimalisht, por e rëndësishme është të shohim ku jemi dhe sa jemi rritur. Kjo miqësore është perfekte për secilin prej nesh. T’i japim sinjale pozitive trajnerit. Shpresojmë ta mbyllim me sukses këtë vit me sukses dhe rezultat pozitiv. Nuk duhet të shohim problemet e Turqisë”.

Grumbullimi në Antalja

“Mbyllim vitin futbollistik. Kemi patur më shumë kohë që të qëndrojmë së bashku, të forcojmë grupin tonë dhe për ti dhënë mirë se ardhjen lojtarëve të rinj. e vlerësojmë ndeshjen përballë një kundërshtari si Turqia”.

Për trajnerin Panuçi

“Është një trajner shumë serioz, që i shikon gjërat në detaje dhe bën stërvitje profesionale. Mendoj që trajneri ka futur një frymë të re në ekip. Këto ditë kanë shërbyer edhe për trajnerin, sepse ka pasur më shumë ditë që të na njohë, të bëjmë stërvitje. Ky grumbullim ishte pozitiv”.

Renditja e golashënuesve në Kombëtare

“Deri më tani kam shënuar 9 gola në Kombëtare. Gjithmonë kur vesh këtë fanellë më bëhet mishi me kokrra. Kur këndohet himni, kur futem në fushë dhe kur vesh këtë fanellë për mua nuk ka lodhje. Mundohem të bëj disa gjëra që ndoshta me klubin nuk i bëj, për të dhënë 100 për qind për vendin tim. Do të mundohem në çdo ndeshje të shënoj. Respekt për Bushin dhe Bogdanin që kanë shënuar shumë gola. Unë do të jap maksimumin, nëse do t’i arrij apo jo si golashënues kjo do të shihet në të ardhmen”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here