ISH-ZV. KRYEMINISTRJA PADIT QEVERINË, PROKURORIA NIS HETIMET PËR ÇËSHTJEN

0
786

 

Para zgjedhjeve në vendin tonë ka ndodhur një dukuri, që në fakt nuk është e re, por risi është fakti që ky abuzim në kufinjtë e skandalit kësaj here është bërë publik.

Sipas të dhënave janë të paktën 3600 të punësuar në një hark kohor të shkurtër në gjithë vendin tonë.

Të dhënat janë depozituar në prokurori nga ish-zëvënësja e kryeministrit në kohën e zgjedhjeve ndërsa prokuroria lajmëroi ditën e djeshme nisjen e hetimeve pas verifikimeve të plota të kryera për këtë abuzim. Kështu pas kallëzimit të ish-zëvedëskryeministres teknike Ledina Mandia, se qindra persona ishin punësuar gjatë fushatës elektorale në shkelje të Kodit Zgjedhor, Prokuroria e Tiranës mbylli verifikimet dhe ka nisur hetimin penal për dyshimet se është shpërdoruar detyra dhe është ushtruar korrupsion aktiv gjatë zgjedhjeve. Burime të besueshme bënë me dije se dosja mban numrin 7.564 dhe hetimi konsiderohet i hapur që në datën 22 shtator 2017.

Pjesëtarë të grupit të hetimit, që janë pjesë e Task-Force-s, shtojnë se ka bindje që zyrtarë të administratës kanë konsumuar këto dy vepra penale jo vetëm në përfundim të kqyrjes së raportit të dorëzuar nga Mandia, por edhe të disa përgjigjeve të depozituara me kërkesë të prokurorisë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, shkruan gazeta shekulli. Ndërsa ish-zëvendës kryeministrja Mandia, kryesuesja e Task-Force-s ministrore, denoncoi në Prokurori se gjatë fushatës zgjedhore ishin kryer 3.600 lëvizje në administratën shtetërore, nëse shkresën që disponon Drejtoria e Tatimeve i përgjigjet Prokurorisë së Tiranës duke konfirmuar këtë kallëzim.

Prokuroria thotë se nga data 25 maj 2017 deri në 22 qershor 2017 rezulton: “Sipas informacionit të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rezultuar se për periudhën e kërkuar me anë të email janë punësuar rishtaz, apo larguar nga puna, një numër prej 3600 personash, duke rënë ndesh me nenin 88, pika 3 e kodit Zgjedhor”.

Për këtë arsye, kryeprokurori i Tiranës, Petrit Fusha dhe shefja e njësisë Task-Force, Deniona Katro, u ka dërguar të gjitha drejtorie një shkresë me anë të së cilës kërkohet informacion i plotë për çdo person të larguar nga detyra dhe të emëruar gjatë muajit të fushatës zgjedhore. Prokuroria kërkon gjithashtu dosjen personale të këtyre punonjësve dhe praktikën e ndjekur, ndërsa paralajmëron se drejtoritë duhet të përgjigjen brenda afatit të përcaktuar me ligj prej 10 ditëve, pasi çdo vonesë sjell zvarritje të hetimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here