Mësoni çfarë prezanton ambasada e SHBA në Panairin e Librit

0
738

 

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ambasada e SHBA fton të gjithë të interesuarit që të marrin informacione për programin “ YES” në stendën e ambasadës në Panairin e Librit.

Përveç librave këtë vit, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, do të keni një mundësi të artë për tu njohur nga afër me projektin për shkëmbimin e të gjithë moshave në Departamentin e Shtetit Amerikanë. Shefi i Zyrës së Diplomacisë Publike Ryan Roberts do informoj të interesuarit nga ora 16:30 deri nw 17:30.

Përveç kësa do prezantohet  programi “ Yes”, një program që jep mundësi të studioni pa pagesë për një vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Programi YES u afron studentëve të shkollave të mesme në Shqipëri një shans për të jetuar në një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të lartë amerikane për një vit falas.

Kush mund të përfitoj nga ky program?

Nga programi “YES” mund të përfitojnë nxënësit e shkollave të mesme, studentët që janë në universitet, akademik dhe profesionistë.

Duhet patjetër ta vizitoni stendën e Ambasadës Amerikane për programin “Yes”, do jetë e hapur në ambientet e Panairit të Librit, nga ora 18:00 deri në orën 19:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here