“Nuk e dime a ka Bashki !” Banoret ne rrugen Dobraç i Ri kerkojne nderhyrje…

0
1065

Tymnaja e premtimeve elektorale e ka “vrare”besimin e njerëzve

Mjaftojne edhe pak reshje shiut dhe per disa dite me radhe eshte e veshtire te levizesh neper kete rruge, qe i perket Dobraçit te Ri, ne dalje te qytetit te Shkodres per ne Koplik, krahu i majte. Si kembesoret ashtu dhe automjetet, detyrohen te qarkullojne mes gropave, pasi nuk kane rruge tjeter ndersa, vajtjen e femijeve ne shkolle ne dite te tilla, e kane zgjidhur vetem ata qe kane autovetura, te tjeret nuk mund te shkojne ne mesim. Banoret e kësaj zone, te lodhur me kete gjendje mbi 20 vjeçare dhe premtimet e bera here pas here nga deputetet dhe  Bashkia Shkoder, e  kane hubur besimin se do te kujtohet njeri per hallet e tyre:

Si kjo zone ne periferi te qytetit te Shkodres, jane edhe lagjia “Mark Lula”, Livadhet si dhe lagjet ne afërsi te argjinatures se Kirit. Ka ardhe koha qe Bashkia Shkoder, premtimet ti zevendesoje me projekte per kualifikimin e tyre urban, me afate te qarta qe qytetaret te binden se ekziston drita ne fund te tunelit edhe per keto lagje, pasi nuk mund te vazhdohet me me tymnaja elektorale, qe nuk kane bere gje tjeter veçse kane vrare besimin e njerëzve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here