Saimir Tahiri me biletë vajtje-ardhje në Gjermani, por çfarë thoshte Rama për lëvizjen tij pak javë më parë

0
1152

Kryeministri Edi Rama tha vetëm pak ditë më parë se Saimir Tahirit i është bllokuar lëvizja jashtë shtetit, por një gjë e tillë nuk rezulton të jetë e vërtetë.

Në media u raportua se Tahiri ndodhet në një vizitë dyditore në Gjermani  thuhet se bëhet për arsye familjare.

Madje ish-kryeminstri Sali Berisha me ironi në Facebook dha versionin e tij se Rama e ka dërguar në Itali për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të bosit të Cosa Nostras, Toto Riina.

Por ja çfarë tha kryeministri Edi Rama kur ishte i ftuar në “Zonë e Lirë” pak javë më parë : “Unë s’kam patur asnjë levizje mbi qendrimet e mia për Tahirin. Kemi plotësuar kërkesat ekstreme të prokurorisë si kontroll banese, garanci pasurore, ndalim lëvizje dhe kemi vendos të ndajmë rrugën e Tahirit nga PS-ja deri kur të zbardhet e verteta”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here