Brigjet e Kirit jashte kontrollit mjedisor

0
916

Kushdo hedhe inerte dhe mbeturina, pa u shqetësuar !

Brigjet e Kirit ne zonen e ish ndërmarrjes se ndertimit Shkoder, perballe kishes se Bardhajve, jane nje tjeter mjedis i kthyer ne vendhedhje mbeturinash dhe inertesh. Para 3 vitesh, dalja e automjeteve ne kete vend u bllokua nga ish-Prefekti i Qarkut te Shkodres, Paulin Radovani, por duke kjo nuk zgjati shume dhe gjithçka eshte kthyer si me pare. Kristian Gropa eshte njeri nga te rinjte e kësaj lagjeje, qe duke shprehur shqetësim per kete gjendje, thote se automjete nga i gjithe qyteti vine ketu e hedhin inerte dhe nuk don te ia dije njeri per demimin qe shkaktojne:

Ashtu si shume te tjere ne lagjet periferike te qytetit te Shkodres, edhe Gropa thote se ato jane te harruara nga Bashkia Shkoder, dhe kujtohen vetem ne fushatat elektorale:

Ministria e Bujqesise dhe Mjedisit kohet e fundit ka shpallur aksionin kombëtar per pastrimin e mjedisit me nje afat 6 mujor. Ne rajonin e Shkodres jane te shumta zona te tilla me inerte dhe mbeturina, ku ne veçanti brigjet e Kirit jane jashte kontrollit si nga Bashkia ashtu dhe strukturat mjedisore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here