Ironia e deputetit të PD: Kush Saje ka ikur ne Gjermani?! Ministri apo kamionisti me dokumentet e tij?

0
953

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka komentuar situatën politike në vend, si dhe largimin nga Shqipëria të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Ky i fundit u largua për dy ditë nga Shqipëria për arsye personale drejt Gjermanisë, ndërsa pritet që sot të kthehet në Shqipëri. Me ironi nënkryetari i Kuvendit pohon se mediat italiane flasin për një Saimir të përgjimeve që ka ikur në Gjermani, por nuk është ai që mbron Rama.

Në këtë linjë, Paloka thekson se shumë e ngatërruar është bërë kljo çëshje, ndërsa shton se; shume Saje, shume patenta, shume pasaporta, shume euro.

STATUSI I PALOKËS
Mediat po flasin per nje Sajmir nga ata te pergjimeve te antimafias italiane, qe paska ikur ne Gjermani. Me siguri do jete ai Sajmiri shofer kamioni se per Sajmirin minister ka dhene garanci Rama qe nuk mund te levizi nga vendi. Votoi maxhoranca ne Parlament qe ti bllokohet pasaporta…
Pastaj eshte bere shume e ngatrruar kjo pune; shume Saje, shume patenta, shume pasaporta, shume euro…
Sajmir Tahiri minister ka kusherinj Habilajt, nuk ka skaf po ka dy patenta lundrimi, ka Audi te shitur por ne pronesi ende te tij…
Sajmir kamionisti, nuk dihet cfare i ka Habilajt, po ata i bejne dhurata te shtrenjta gruas dhe nenes se tij, mendojne qe 5 milion euro ne muaj nuk i mjaftojne dhe propozojne ti dergojne 20 milion euro “per fushaten e kamionisteve socialiste”
Sajmir Sota, mban dokumentat e Sajes minister ne makine, fiton tendera nga Saja minister dhe ka 865 mije euro kesh qe thote se jane te tijat
Kush Saje te kete ikur ne Gjermani? Te jete ministri qe ka shkuar me cante per te blere hekur apo kamionisti me dokumenta te ministrit?
Ne fund te fundit , Rama ku hyn ketu???
Ai nuk di cfare ben vete, jo te dije se c’bejne gjithe keta Saje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here