Këshilli Shqipëri-BE, Tabaku kërkon sqarime: Përfshirja e opozitës detyrim ligjor

0
730

Demokratët thonë se qeveria ka prishur traditën e 5 viteve të fundit, ku opozita ka qenë institucionalisht e pranishme në mbledhje vjetore të këshillit të stabilizim-asociimit Shqipëri-Bashkim Evropian. Shqetësimi u ngrit në komisionin e Integrimit.

Tabaku: E kuptoj që ndoshta nuk doni që çështja e krimit, drogës dhe korrupsionit të bëhen tema diskutimi në tryezat e diskutimit ndërkombëtar, por zërin dhe fjalën e opozitës nuk e heq dot askush.

Përveç sqarimeve nga qeveria, opozita kërkon edhe që përfshirja e opozitës në përfaqësimin para BE-së të kthehet në një detyrim ligjor.

TabakuKërkojmë që ne si komision të angazhohemi që sa herë që ka mundësi për tryeza të tilla diskutimi, opozita të jetë e përfaqësuar pavarësisht se kush është në opozitë. Në këtë proces të gjitha palët janë njësoj. 

Deputeti I Partisë Socialiste Blendi Çuçi, tha se politika duhet të fokusohet tek mesazhet që tha Brukseli, ndërsa mbështeti idenë e opozitës që për formati  e përfaqësimit, në komision të raportojë ministri i Integrimit.

ÇuçiËshtë një çështje që normalisht mund t’i kërkojmë informacion ministrit të Jashtëm, i cili është edhe ministër integrimi në këtë mandat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here