Pritet te jete drejtor i pergjithshem i hipotekes (EMRI)

0
3662

Një djalë me origjinë nga Malësia e Madhe pritet që të jetë drejtor i përgjitshëm i hipotekës. Në orët në vijim pritet që Elion Semanaj të marrë këtë detyrë të rëndësishme për të drejtuar në vazhdimësi Zyrën e Përgjithshme të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Elion Semanaj nuk është një emër i panjohur sepse ishte kandidat për krëun e KQZ por më pas u tërhoq ndërsa së fundmi u emërua nga ministri i energjisë Damian Gjiknuri si drejtor i Agjencisë së Burimeve.

Elion Semanaj lindi më 1 mars, 1977. Është diplomuar si jurist në Fakultetin e Drejtësisë, dega juridik, në Universitetin e Tiranës. Z. Semanaj ka një eksperiencë të gjatë në punë si jurist. Ai ka kryer detyrën e juristit në Autoritetin Portual, Durrës, për të vazhduar më tej, në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit. Z. Semanaj ka kryer funksionin si avokat ku ka përfaqësuar dhe mbrojtur në gjyq persona fizikë dhe juridikë apo konsulenca ligjore në fushën penale, civile, tregtare administrative, në hartim të kontratave dhe marrëveshjeve etj.
Nga muaji shtator i vitit 2013 e në vijim, z. Semanaj ka kryer detyrën e Zëvendësdrejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here