“Te falemi o dhe” Koncert ne kuader te festave te nentorit

0
989

Miqte e muzikes koncert ne kuader te festave te nentorit

Kështu i falen atdheut të tyre, përmes zërit të veçantë dhe muzikës së dalë nga shpirti, kori dhe solistët e shoqatës miqtë e muzikës “Rozafa Expression”, nën drejtimin e maestro Zef Çobës. Ata sollën koncertin “Të falemi o dhe”, kushtuar festave të nëntorit, e ku të pranishëm ishin drejtues vendorë dhe miq të muzikës. Një ndërthurje e veçantë e hymneve shqiptare dhe atyre të huaja, të interpretuara plot mjeshtëri, me shoqërimin në piano nga koncert maester Klevis Gjergji.

“Çdo kohë ndjej shpirtin”, “Këndon Bylbyli poshtë te zalli”, “Atdheut”, “Nana”, “For the beauty of the earth”, “Hymni i flamurit” etj ishin disa nga pjesët e interpretuara. Në fund koncerti u mbyll me vargjet domethenese që edhe sot janë një mesazh për atdheun, nga pjesa e “Skenderbeut” shkruar 500 vjet më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here