Vllaznia kërkon fitore ndaj Luftëtarit

0
854

Çinari premton korigjimin dhe kthesen e Vllaznisë

Kuqeblutë luajnë të dielen ndeshjen e javes së 12-të të Superliges duke pasur përballë Luftëtarin e Gjirokastres. Në konferencen për shtyp një ditë përpara ndeshjes, mesfushori Erald Çinari është shprehur optimist për fitore, optimizem që sipas tij vjen edhe nga fitorja e javes së kaluar me Lushnjen.

Në ndeshjen nga Lushnjes ka pasur një rekord shpërdorimesh, mes të cilëve edhe vete Çinari, i cili në emer të kolegëve të tij premton se këtë radhë shënjestra do të korigjohet.

Duke folur për kundërshtarin, Çinari vlerëson ekipin gjirokastrit, sidomos me cilësinë që ka brenda në ekip, por premton se ndaj Luftetarit shenohet kthesa e vertete.

Për të arritur tek fitorja, Çinari mendon se duhet patjetër edhe mbështetja e tifozëve që për hir të së vertetes, edhe pse thirrjet nga kampi kuqeblu për nje gjë të tillë kanë qënë të vazhdueshme, ato vijojnë të jenë të pakët në stadium.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here