Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Majko: Shqipëria dhe Kosova do firmosin dy marrëveshje për diasporën. Në 1...

Majko: Shqipëria dhe Kosova do firmosin dy marrëveshje për diasporën. Në 1 janar të hapim kufijtë

0
757

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko tha se Shqipëria dhe Kosova do të firmosin dy marrëveshje për diasporën në mbledhjen e përbashkët që do të zhvillohet për festat e nëntorit.

Në Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare të zhvilluar në Kosovë, Majko tha se në 1 janar 2018, në vitin e Skënderbeut të hapën edhe kufijtë mes dy vendeve.

Majko: Emergjencën e një marrëdhënie të re me diasporën shqiptare, e cila është shumë herë më e fuqishme në aftësi dhe kapitale. Shqipëria dhe Kosova në takimin e përbashkët midis dy qeverivë edhe me rastin e ditës së flamurit do të firmosin për marrëdhënien me diasporën dy marrëveshje të rëndësishme bilaterale.

Të dyja shtete po shikojnë mundësinë për ti bashkangjitur ambasadave një rrjet të konsoliduarish të përfaqësuesve të diasporës për të ndihmuar në promovimin e imazhit të vendit dhe interesave ekonomike të tyre. Një rrjet qendrash kulturore të përbashkëta midisi Shqipërisë dhe Kosovës do të ngrihen si qendra të shqiptarisë në perëndim.

Kalimi nga modeli i reminitancave në modelin e kontributit direkt në formën e investimit është prioritet dhe detyrim për shkak edhe të ndryshimeve në fluksin e reminitancave dhe zhvillimeve të rëndësishme në vendet  ku bashkëatdhetarët jetojnë në një numër më të madh. Drama, darma ishte viza hyrëse. Tragjedia, tragjedia ishte taksa doganore. Ne të krahut tjetër nga Shqipëria po ju presim. Në 1 janar 2018 vitit të Skënderbeut të hapim kufijtë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here