Meta për mediat serbe dhe shqiptare: Në Medvegje u ndjeva më mirë se në vendlindjen time

0
966

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon sot një vizitë një ditore në komunën e Medvegjës.

Në pikën kufitare të Mutivodës, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, Zoran Stankoviç, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç, nënkryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema, këshilltarë shqiptarë të kësaj komune si edhe nga dhjetra shqiptarë.

Në pritjen e ngrohtë që iu bë nga shqiptarët dhe drejtuesit vendorë, Presidenti Meta theksoi ndër të tjera se “kjo është një ditë shumë e bukur për mua. Ndihem i emocionuar që ndodhem sot pranë jush. Politika duhet t’iu kushtojë më shumë vëmendje shqiptarëve këtu dhe këtyre zonave. Shpresoj që kjo vizitë e imja të kontribuojë në këtë drejtim.

Nga Medvegja dua të theksoj se e ardhmja e popujve tanë dhe e të gjithë rajonit është në Bashkimin Europian dhe kjo mund të realizohet vetëm duke bashkëpunuar më ngushtë me njëri-tjetrin”, – tha Presidenti Meta.

“Në Medvegje u ndjeva me mire se në vendlindjen time.

Shqiptaret në Medvegje, Bujanoc e Preshevë gjithmonë në vëmendjen time.

Uroj që Beogradi të marrë vendimin e duhur për pavarësinë e Kosovës, në kohen e duhur, në interes të gjithë rajonit”, tha Meta per mediat shqiptare dhe serbe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here