Moti, parashikimi i sinoptikanëve: Shi dhe borë, duke nisur nga kjo e diele

0
1339

Rikthehen reshejt e borës. Sinoptikanët parashikojnë që gjatë orëve të natës së të dielës zonat Veriore dhe Lindore të vendit të zbardhen nga dëbora.

Sipas Meteoalb, parashikohet që zonat veriore të jenë gjatë gjithë ditës edhe nën ndikimin e reshjeve, ndërsa gjatë natës reshjet e shiut do të prekin edhe zonat Jugore e pjesërisht ato Qendrore.
reshjet
“Vranësira e reshje të shpeshta do të ketë në Veri por zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasditja sjell gradualisht shira edhe në zonat Qendrore – Jugore. Në këto kushte mbetemi edhe gjatë natës kur priten edhe reshje dëbore në Veri dhe Lindje të vendit. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës”,- sqaron Meteoalb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here