Trafikonin shtetas shqiptarë në Britani, shkatërrohet banda kriminale

0
1751

Policia spanjolle njoftoi se ka shkatërruar një rrjet të gjerë të trafikut të shqiptarëve drejt Britanisë. Policia ka ndaluar 67 anëtarët e bandës, ndrysa tre prej tyre janë vënë në pranga. Tre të arrestuarit u kapën në ishujt Ca-nary, teksa po kryenin një operacion të kontrabandimit të njerëzve.

Dy prej të dyshuarve u arrestuan në aeroportin jugor të Tenerife dhe i treti në Gran Canaria. 12 prej anëtarëve të këtij rrjeti kontrabandimi janë spanjollë, të cilët u kapën në aeroportin e Madridit, në përpjekje për të udhëtuar në Britaninë e Madhe, 9 në aeroportin e Alicante, 11 në Malaga, 4 në Ibiza, 2 në Barcelonë dhe 3 në Palma de Mallorca.

Organizata kriminale merrej vetëm me kontrabandimin e qytetarëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe për goditjen e saj policia spanjolle bashkëpunoi me policinë greke dhe BKA gjermane, të koordinuara nga Europol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here