Vllaznia B, nga fitorja në fitore

0
792

9 pikët radhazi, kuqeblutë e B-së mundin Burrelin 1-0

Vllaznia B nuk di të ndalet. Pas dy fitoreve radhazi ndaj Beses së Kavajes dhe Eerzenit të Shijakut, kuqeblutë e B-së regjistrojnë edhe një fitore tjetër. Këtë radhë ato kanë mundur Burrelin, një kundërshtar që në javët e mëparshme ka ndarë me të vendet e fundit të tabeles së klasifikimit, ndeshje e luajtur këtë fundjavë në stadiumin e “Reshit Rusi” të Shkodrës. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1 me 0 të favor të Vllaznisë B me një gol të shënuar nga ana e Milotit në minuten e 41-të. Edhe pse në avantazh të një goli, kuqeblutë e B-së vijojnë me veprimet sulmuese në kërkim të golit të qetësisë.  Kapiteni Erkoçeviç, Markolaj, Pusi, Djepaxhia dhe Ruqi janë shumë të rrezikshëm në zonën mike, por here për nxitim të tyre, por më shumë për meritë të portjerit të Burrelit, shkodranit Hila, nuk ka më gol për Vllazninë. Nga ana tjetër, edhe përpjekjet e matjanëve në zonën kuqeblu gjejnë gatishmërinë e portjerit Sherri që edhe pse është kontigjent i Vllaznisë A vazhdon të paraqesë një formë të mirë sportive në përbërje të B-së. Vërshëllima tre herë e gjyqtarit kryesor Mema fikson shifrat 1 me 0 për Vllazninë B, që edhe pse minimale duhet thënë se ishte e merituar. Fitore kjo që i mjafton Vllaznisë B për të marre tre pikë shumë të rëndësishme, gjë që i krijojnë komoditetin të vijojë e qetë kampionatin në kërkim të fitoreve të tjera, por tashmë, jo për mbijetese, por për një vend komod në tabelen e klasifikimit.

Me fitoren e arritur ndaj Burrelit, pas javes së nëntë, Vllaznia B është ngjitur në vendin e gjashtë të klasifikimit me 11 pikë duke lënë prapa Erzenin, Dinamon, Tërbunin dhe Burrelin që mbyllë renditjen me 3 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here